Granit Xhaka mund të përballet me deri në pesë vite burg.
Ndëshkimi mund të vijë pasi ndaj tij po zhvillohet një hetim nga prokuroria e Lucernit lidhur me një certifikatë të falsifikuar vaksinimi kundër COVID-19
Për këtë arsye, kapiteni me origjinë shqiptare është përjashtuar nga grumbullimi i Zvicrës për Ligën e Kombeve, i cili nis të hënën në Belek të Turqisë.
Zvicra, e cila do të përballet me Maqedoninë e Veriut, Skocinë dhe Slloveninë në ditët në vijim, do të jetë pa kapitenin e saj pas tërheqjes së tij të papritur. Në një postim në rrjetet sociale, Xhaka pranoi se kishte përdorur një certifikatë të falsifikuar vaksinimi disa vite më parë, e cilësoi këtë si një gabim dhe kërkoi falje.
Xhaka ka regjistruar 152 paraqitje dhe 18 gola me kombëtaren e Zvicrës.
Vendimi që ai të mos marrë pjesë në këtë grumbullim u mor me marrëveshje të ndërsjellë pas diskutimeve me drejtuesit e Federatës Zvicerane të Futbollit.
Presidenti Peter Knäbel u informua nga Xhaka të dielën në mbrëmje.
Ai pritet të merret në pyetje nga autoritetet në fillim të tetorit. Pas kësaj periudhe ndeshjesh ndërkombëtare, federata do ta rivlerësojë situatën me Xhakën dhe do të diskutojë hapat e mëtejshëm.









































