Google search engine
Home Politike “Më kërcënon kreu i organizatës, skifterët, edhe poshtë rrogozit”/ Ahmetaj paralajmëron publikimin...

“Më kërcënon kreu i organizatës, skifterët, edhe poshtë rrogozit”/ Ahmetaj paralajmëron publikimin e përgjimeve ‘bombë’ të reja: Do nxjerr 2-3 pjesë të tjera, janë edhe ish-ministra

0
30

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj paralajmëroi sonte materiale të tjera nga një audio-përgjim rreth 3 orësh, që implikon figura të larta shtetërore, përfshirë edhe kryeministrin Edi Rama.

Gjatë një lidhjeje telefonike me ‘Syri Tv’, Ahmetaj tha se javën e ardhshme do të publikohen 2-3 pjesë të tjera, në të cilat përfshihen ish-ministra e ish-sekretarë.

“Do nxjerr edhe një ose dy pasazhe të tjera. Boll më me kërcënime. Më kërcënon kreu i organizatës, skifterët, edhe poshtë rrogozit. Nuk më bën përshtypje.

Do jenë dy pasazhe të tjera nga përgjimet. Janë tre orë. Ekziston e gjithë Europa, jo vetëm Monako. Nuk kanë vepruar vetëm nëpër ishuj. Ish-ministra, ish-sekretarë, ish-kunetër, ka çudira. Nuk e di kush e solli, unë e nxorra direkt”,-tha Ahmetaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here