Pas peticionit te qytetareve rikthehet në detyre kryetari i Gjykatës së Apelit në Shkodër

0
227

Komisioni i Posaçëm i Apelimit ka marrë vendimin rë rikthejë në detyrë Fuat Vjerdhën, si kryetar i Gjykatës së Apelit në Shkodër. Lajmin e ka konfirmuar edhe vetë ai përmes një postimi në facebook, ku shkruan: “Të dashur miq! Me ndihmën tuaj Kolegji i Posaçëm i Apelimit më riktheu në detyrë”.

Pas përjashtimit të tij nga Vettingu, Vjerdha e apeloi vendimin dhe KPA pas disa muajsh vendosi rikthimin e tij në detyrë duke u bërë i pari që rikthehet në sistemin e drejtësisë, nga të gjithë të përjashtuarit.

Ardjan Hajdari ishte kryesues i trupës së KPA, Ina Rama relatore dhe anëtare Natasha Mulaj, Rezarta Shulc, si dhe kreu i KPA, Albana Shtylla.

Vendimi është marrë në dhomën e këshillimit të mbyllur nga KPA. Fuat Vjerdha është një prej anëtarëve që votoi kundër vendimit për gjykim të shkurtuar ndaj Dritan Dajtit, por pavarësisht kësaj nuk e kaloi Vettingun.

Tashmë ai do të rikthehet në punë ditën e hënë të javës së ardhshme. Përpara këtij vendimi një grup qytetarësh nga Shkodra firmosën një peticion për rikthimin në detyrë të Fuat Vjerdhës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here