Shpallet në kërkim ish-zyrtari i lartë/Policia nxjerr detajet

0
239

Ish-kryetari i Këshillit të Qarkut Kukës, Abedin Oruçi është shpallur në kërkim nga policia, pasi është në hetim dhe i akuzuar për tre vepra penale.

Mesohet se Oruçi akuzohet për kanosje për shkak të detyrës, evazion fiskal dhe ndërtim pa leje.

“Më datë 20.10.2020, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, ka nxjerrë urdhër ndalimi për shtetasin Abedin Oruçi, 54 vjeç, banues në Kukës, i dyshuar për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”, “ Kanosja për shkak të detyrës” si dhe “Pushtimi i tokës” , njofton policia.

Kujtojmë se në Kukës Abedin Oruçi është një emër i njohur, pasi ka garuar në zgjedhjet vendore si kandidaturë e Bindjes Demokratike vitin e kaluar.

Shpallet në kërkim ish-zyrtari i lartë, policia nxjerr detajet

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here