Google search engine
Home Politike Drejtesi “Metamorfoza”/ Apeli i GJKKO-së dënon me burg ish-zyrtarin e policisë Oltion Bistrin,...

“Metamorfoza”/ Apeli i GJKKO-së dënon me burg ish-zyrtarin e policisë Oltion Bistrin, i konfiskohet pasuria

0
7

Apeli i Gjykatës së Posaçme ka shpallur fajtor ish-zyrtarin e policisë Oltion Bistrin për veprat penale të korrupsionit dhe pastrimit të produkteve të veprës penale, duke e dënuar përfundimisht me 7 vite e 4 muaj burgim.

Sipas vendimit, për veprën penale të korrupsionit, Bistrit i është caktuar dënimi me 5 vite burgim, ndërsa për pastrimin e produkteve të veprës penale është dënuar me 7 vite burgim.

Në bashkim të dënimeve, masa përfundimtare e përcaktuar nga gjykata është 11 vite burgim. Megjithatë, për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi është reduktuar në 7 vite e 4 muaj burgim.

Ndërkohë janë shpallur vendimet edhe për Dënimet për Behar Brajoviç, me 8 vite e 8 muaj burgim, Asmer Bilali me 5 vite e 8 muaj burgim Edmond Preka me 7 vite burgim, me gjykim të shkurtuar.

Gjithashtu, gjykata ka vendosur konfiskimin e pasurive të sekuestruara në kuadër të kësaj çështjeje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here