‘Le ta provojë Basha të mos më fusë në listë’/ Agron Duka ultimatum kreut të PD-së

0
280

Me ndryshimet e bëra dhe me heqjen e koalicioneve parazgjedhore, kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka e sheh si një vrasje të partive të vogla.

Megjithatë, ai është i bindur se partia e tij do të marrë votat e nevojshme për të hyrë në Kuvend dhe për këtë ka edhe një paralajmërim për kryedemokratin Lulzim Basha, si lider i opozitës së bashkuar.

“Këtë sistem Rama e ka bërë që unë të dal më vete. Le ta provojë Basha të mos më fus, nëse unë do vendos të shkoj me Bashën. Po pres Lodin Zgjedhor për të vendosur nëse do futem me listën e PD ose jo. Basha do më fus në listë se s’ka nga të shkojë se kam vota. Me na pa nga jashtë që na thonë ‘ca partie kanë këta’. Unë kam një tufë njerëzish me background poliitk me njerëz që i kam lëvizë në të gjithë Shqipërinë. Ka një rendje për të pushkatuar partitë e vogla, ne as një kokërr leku nuk marrim si parti të vogla, as një kafe. Me lekët e xhepit i mbajmë ato parti. Dakord me 140 parti është konkurrenca që i skarcon. Janë selektuar me kohën, ju doni s’e s’bën me lënë vetëm PS-PD-LSI. Këtë po e bën edhe Edi Rama”, tha Duka në Report TV.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here