Tërheq të riun zvarrë nga varësja, përfundon në spital. Sherri nisi për një femër

    0
    237

    Një sherr mes dy grupe të rinjsh në qendër të Beratit ka përfuduar me plagosjen e njërit prej tyre. Ngjarja ka ndodhur pak minuta para mesnate në një lokal në këtë qytet.

    Mediat raportojnë se fillimit të rinjtë janë konfliktuar me fjalë dhe më pas janë përleshur me njëri-tjetrin në Pedonalen e qytetit. Sherri ka degjeneruar më pas në grushte e shkelma. Në goditje e sipër, një nga djemtë e ka tërhequr zvarrë 19-vjeçarin, duke e kapur nga varësja që mbante në qafë, duke i shkaktuar atij prerje të shumta në fyt.

    Nga sherri ka mbetur i plagosur 19-vjeçari me inicialet S.D, i cili është transportuar në Spitalin Rajonal të Beratit, ku pas një ndërhyrjeje kirurgjikale është jashtë rrezikut për jetën dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

    Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, por djemtë ishin shpërndarë. Identifikimi i tyre u arrit vetëm nëpërmjet kamerave të sigurisë dhe dëshmisë së të plagosurit S.D, që sollën edhe prangosjen e minorenit R.H., 17-vjeç, autorit të plagosjes së 19-vjeçarit S.D. Mësohet se sherri mes dy grupeve të të rinjve filloi për një femër, që ishte ngacmuar nga njëri nga djemtë.

    NJOFTIMI I POLICISE

    Nga specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

    R. H.,17 vjeç, banues në lagjen “Uznovë”, Berat, pasi në vendin e quajtur “Pedonalja”, Berat, gjatë një konflikti fizik për motive të dobëta, ka dëmtuar me varësen që mbante në qafë, shtetasin S. D., 17 vjeç, banues në lagjen ”Barrikadë”, Berat, i cili mori mjekim në Spitalin Rajonal Berat dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

    Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here