Google search engine
Home Aktualitet Burgu i Shënkollit bëhet spital COVID, trajtohen 40 të dënuar me koronavirus

Burgu i Shënkollit bëhet spital COVID, trajtohen 40 të dënuar me koronavirus

0
504

40 të dënuar të infektuar me koronavirus po trajtohen aktualisht në burgun e Shënkollit, i cili është kthyer në spital për trajtimin e të burgosurve me COVID.

Shtatë prej tyre kanë mbërritur ditën e sotme dhe i përkasin të infektuarve nga burgu i Drenovës. Mësohet se të sëmurët janë vendosur në dy godina të ndryshme dhe trajtohen nga stafi mjekësor i këtij burgu.

Ndërkohë, dihet që godinat e burgut të Shënkollit pësuan dëmtime nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 dhe të të gjithë të dënuarit u transferuan në burgjet e tjera, ndaj dhe aktualisht aty ka vetëm 70 të paraburgosur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here