Meta e ktheu për rishqyrtim në Kuvend, Komisioni i Sigurisë Kombëtare rrëzon dekretin për ligjin e ”Shtetësisë”

0
45

Komisioni i Sigurisë ka rrëzuar sot dekretin e Metës për kthimin në Kuvend për rishqyrtim të ligjit për ”Shtetësinë”.

Meta më 15 gusht nxori dekretin me argumentat se nuk ka pasur konsultim mes institucioneve shqiptare për trajtimin e kërkesave për dhënien apo lejimin e lënies së shtetësisë shqiptare.

Madje Meta propozoi edhe tryezë diskutimi për përmirësimin e kësaj nisme ligjore, por Komisioni i Sigurisë me shumicë votash ka rrëzuar dekretin në mbledhjen e drejtuar prej kryetares Ermonela Felaj.

Në  fakt ligji i propozuar nga PS synon që të qartësojë dhe lehtësojë kërkesat dhe rregullat për fitimin, rifitimin dhe humbjen e shtetësisë shqiptare, por Meta konkludoi se kjo nuk është arritur për shkak të parashikimeve tepër problematike të dispozitave.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj