“Sanxhaktari e godiste si i tërbuar!”/Flet dëshmitari pas vrasjes së Florian Lamçes: E thirri nga telefoni i një gruaje!

0
59

Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e Florian Lamçes në Elbasan.

Së fundmi është zbardhur edhe dëshmia e një dëshmitari në vendngjarje.

Ai shprehet se ka qenë dhëndri i Qazim Sejdinit, Sokol Sanxhaktari, ai që ka kërkuar takim me Lamçen, duke e marrë atë në telefon herë pas here, me numrin e një gruaje. Ndër të tjera i thekson se të dy kanë konsumuar drogë në banjon e lokalit dhe kishin acarime mes njëri-tjetrit sa herë që ktheheshin.

Dëshmitari shton:

Unë shkova bashkë me Florin në lokal ku gjetëm Sokolin, Ardiano Hajdarin dhe disa persona të tjerë, të cilët po konsumonin alkool. Arsyen përse Sokoli e thirri Florin, nuk e mësova pasi ata biseduan në një ambient të vecuar të lokalit, ku konsumuan edhe drogë dhe kur ktheheshin biseda mes tyre acarohej pa asnjë shkak. Gjatë natës, të dy ata nxorën pistoletat dhe qëlluan të paktën në dy raste. Pas orës 1 të mëngjesit teksa ata ndodheshin në lokal panë në media që në Elbasan kishte ndodhur një vrasje, për këtë shkak i kanë kërkuar të njohurit të tyre, Mehmet Muça, të fshihte armët.
Më tej ai përshkruan momentin e sherrit. Miku i viktimës shprehet se Sanxhaktari e godiste Florianin si i tërbuar.

Ai tregon:

Teksa kthehesha, dëgjova një zhurme te madhe. Pashë Florin që ishte përtoke dhe Sanxhaktari që e godiste si i terbuar, por nuk e shihte dot me cfarë. Ika me vrap dhe thirra vëllain e Florit dhe i tregova cfarë kishte ndodhur dhe i dorëzova telefonin. kur u kthyem tek lokali kishte mbërritur policia, ndaj ne shkuam drejt spítalit.

Leave a Reply