Hapet dosja për Martin Camajn/ Kryeministri Rama ka një mesazh për ata që e quajtën shkrimtarin bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit

0
287

Pas debatit pak kohë më parë mbi figurën e Ernest Koliqit dhe Martin Camajt, Autoriteti i Dosjeve ka hapur dosjen për këtë të fundit.

Për këtë arsye, në Pallati Brigadave u organizua një aktivitet, ku mori pjesë edhe kryeministri Edi Rama, i e cili i konsideroi një varrim të dytë akuzat ndaj shqiptarit si bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit.

“Një masë gjithnjë e më e madhe njerëzish që nuk janë askush kërkojnë të bëhen dikush, duke guxuar që të prekin deri aty ku gjenden dykushët, për të cilës Derada thoshte që e bëjnë veç gostinë e tyre. Prishja e këtij vendi dhe përpjekja e shfrenuar e një lufte pseudosh që duke shfrytëzuar të gjitha parametrat dhe kushtet që ka krijuar kjo kohë e re për të hyrë në gostinë e tyre me dhunë dhe për të zëvendësuar engjëjt me djajtë, është e frikshme. Meriton të luftohet pa u dorëzuar.

Ky është një akt human dhe detyrim i kryer jo vetëm ndaj Martin Camajt, por ndaj shoqërisë. Së bashku me Musine Kokalarin, për të cilën u bë edhe hapja e procesit, ai ishte i fundit trashëgimtar i denjtë i brezit të rilindësve shqiptarë. Ai është në atë tryezën e epërme ku kanë zënë vend krenarët e letërsisë dhe ku nuk ngjiten zhurma e vogla”, tha Rama midis të tjerash.

Pak kohë më parë, studiuesi Auron Tare publikoi një dokument sipas të cilit, dy shkrimtarët kishin qenë agjentë të UDB-së jugosllave.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here