Rama jep lajmin e mirë: Rritje pagash për mjekët dhe infermierët në të gjithë vendin

0
275

Kryeministri Edi Rama ka dhënë lajmin e mirë për rritje pagash për mjekët dhe infermierët në të gjithë vendin, vendim që hyn në fuqi në fillim të 2021.

Ajo që doja t’ua thosha është po përgatitemi për një rritje masive në aspektin cilësor e të shtrirjes së pagave. Duam të realizojmë një rritje pagash shumë të konsiderueshme, jo thjesht 5 apo 7 % që është edhe ajo rritje është por mund të konsiderohet për sektorë të tjerë.

Po bëjmë kalkulimet, po duam që në aspektin e pagës përtej bonusit që ju në vijën e parë që do i merrni deri në fund, po flasim për gjithë mjekët dhe infermierët në gjithë Shqipërinë të jemi në mesataren e lartë të rajonit,
jo një rritje që do parashikohet sot për shumë larg në kohë, por që ta fusim në buxhetin e ri e ta bëjmë fakt që në nisje të vitit të ardhshëm”, tha Rama.

Deklarata e Ramës u bë në spitalin Infektiv në një takim me mjekët dhe infermierët në vijën e parë të betejës me COVID-19.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here