Shefja e Infektivit, Çomo: Nis sot trajtimi me plazmë në dy pacientë

0
277

Shefja e infektivit Najada Çomo tha se prej marsit në spitalin infektiv janë shtruar një mijë persona. Duke bërë të ditur detaje nga spitali, Çomo tha se sot nis trajtimi me plazmë në dy pacientë. Këto të dhëna ajo i bëri publike gjatë takimit me kryeministrin Edi Rama.

“Nga 8 marsi kemi pasur mbi 1 mijë të shtruar, 715 e kanë fituar betejen, disa e kanë humbur, por fitorja e mbijetesës është bërë falë mjektimit dhe barnave të ofruara në kohë rekord. Ne kemi kërkuar si bëhet në botë dhe qeveria ka ofruar menjehërë barnat që ne kemi kërkuar. Ne mjekojmë me standarde bashkëkohore”- tha ajo.

Como ka ndarë edhe një lajm të mirë, nisjen e trajtimit me plazmë, sot në dy pacientë. “Dhe një lajm që dua ta ndaj, ka një muaj e gjysmë që po punojnë për plazmën, sot aplikohet mjekimi me 2 pacientë më këtë plazmë, dhe I bëj thirrje popullatës së shëruar që të jetë dhuruese e gjakut”- tha ajo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here