Shanset për t’u infektuar në aeroplan janë më të pakta sesa mendoni, shkencëtarët zbulojnë arsyen

0
36

Të qëndruarit ulur mes një numri jo të vogël personash të huaj në një aeroplan mund të duket si një pozicion i rrezikshëm gjatë kësaj periudhe të pandemisë.

Por sipas disa ekspertëve në të vërtetë ka shumë pak raste të dokumentuara të transmetimit brenda avionit dhe shanset për kapjen e Covid-19 gjatë fluturimit janë në të vërtetë relativisht të pakta.

Frika nga fluturimi gjatë pandemisë ka ulur në mënyrë drastike trafikun ajror global, i cili gjithashtu është kufizuar për shkak të mbylljeve të kufijve.

Por, sipas shkencëtarëve, rreziku i ngritur i perceptuar i hipjes në aeroplan mund të jetë i pabazuar.

Në një rast, rreth 328 pasagjerë dhe anëtarët e ekuipazhit u testuan për koronavirus pasi u mësua se një fluturim i 31 Marsit nga SHBA në Tajvan kishte transportuar 12 pasagjerë që ishin simptomatikë në atë kohë. Sidoqoftë, të gjithë pasagjerët e tjerë testuan negativë, ashtu si dhe anëtarët e ekuipazhit.

Dhe ndërsa ka patur sigurisht raste të pasagjerëve të infektuar që kalojnë virusin te ekuipazhi i një aeroplani ose udhëtarët e tjerë gjatë muajve të fundit, shkalla e transmetimit është e ulët.

Një shpjegim për nivelin me sa duket të ulët të rrezikut është se ajri në kabinat moderne të avionëve zëvendësohet me ajër të freskët çdo dy deri në tre minuta, dhe shumica e aeroplanëve janë të pajisur me filtra të ajrit të dizajnuar për të bllokuar 99.99% të grimcave.

Ndërkohë, janë zbatuar protokolle të ndryshme të reja, siç janë maskat, si për pasagjerët ashtu edhe për ekuipazhin, e cila është e detyrueshme në shumicën e linjave ajrore, matjen e temperaturës, si dhe pastrimin më intensiv të kabinës dhe lëvizjen e kufizuar në kabinë gjatë fluturimit.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj