U gjet e pajetë dhe me shenja dhune/ Dëshmojnë shoqet e 17-vjeçares që u mbyt në Velipojë

0
381

Familja ka hapur dyert e mortit për 17-vjeçaren Enisa Deda e cila u gjet e mbytur rreth 700 metra larg bregut të detit në Velipojë. Mësohet se ceremonia e varrimit të vajzës është lënë sot në orën 17:00.

Ngjarja e rëndë ka shkaktuar shumë polemikia dhe ka disa versione pasi në trupin e së resë u raportuan shenja dhune.

Pas pak momentesh nga banesa në Bathore, Enisës do ti jepet lamtumira e fundit.

Ora News ka shkuar pranë banesës ku jetonte adoleshentja por familjarët nuk pranojnë të flasin para kamerave por në bisedat mes tyre e kanë cilësuar ngjarjen aksidentale.

Lidhur me ngjarjen e rëndë kanë dëshmuar edhe shoqet e Enisës.

Ato kanë thënë se kishin marrë të treja motor uji për të bërë xhiro por se Enisa u ishte zhdukur nga sytë dhe se nuk e kishin parë më derisa doli trupi i pajetë.

Vajza kishte ikur për xhiro me motor uji me 25-vjeçarin Indrit Bajraktari i cili kur kishte dalë në breg pa motorin e ujit dhe vetëm, kishte thënë se Enisën e la me xhaxhain.

Ndaj tij në këto momente rëndojnë akuzat: “Shkaktimi i vetëvrasjes”, “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.” Ndërsa nuk përjashtohet edhe pista e vrasjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here