Arrestohet ish-këshilltari i Donald Trump

0
48

Ish-këshilltari i Presidentit amerikan Donald Trump, Steve Bannon është arrestuar i akuzuar për mashtrim për një fushatë të mbledhjes së fondeve për të ndërtuar një mur në kufirin SHBA-Meksikë.

Bannon dhe 3 të tjerë mashtruan qindra mijëra donatorë në lidhje me fushatën “Ne ndërtojmë murin”.

Prokurorët pretendojnë se grupi i konservatorëve mashtroi donatorët, duke mbledhur “më shumë se 25 milion dollarë për të ndërtuar një mur përgjatë kufirit jugor të Shteteve të Bashkuara”, por disa nga ato para u përdorën për përfitime personale, sipas njoftimit për shtyp.

Leave a Reply