Kuvendi iu përgjysmoi pagën / Deklarata e papritur e deputetit: Nuk jam dakord, a ka mundësi të mos na hapni barkun…

0
251

Për 3 muaj Byroja e Kuvendit vendosi që deputetët do të marrin 50 % të pagës së tyre për shkak të gjendjes së krijuar nga koronavirusi.

Deputeti i opozitës, Myslym Murrizi, është shprehur kundër këtij vendimi pasi pallavrat se shpëtohen ahqiptarët me gjysëm page të deputetëve janë gjellë bajate.

Murrizi:

“Nuk jam fare dakort për pagën se nuk jemi të gjithë përfitues tenderash dhe jo të gjithe i kemi të gjithë pjestarët e familjeve drejtora në çdo cep të administratës ku ka për të vjedhur e rroga të majme. Me parat që më takojnë mua e di unë se kë duhet të ndihmoj se nuk jam soj sez pa njerëz, të afërm, miq e shokë që në këtë kohë kanë nevojë për bukë. Pallavrat se shpëtohen Shqiptarët me gjysëm page të deputetëve janë gjellë bajate për mua. 122 deputet dhe 5 ministra jo deputet nga 400 euro gjysma e pagës bëjnë gjithsej 50 mij3 euro. Pse kjo e zgjidh këtë situatë???? A ka mundësi të mos na hapni barkun me nisma revolucionare?”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here