Google search engine
Home Aktualitet Zjarr me përmasa të mëdha në Lazarat, fakët rrezikojnë banesat

Zjarr me përmasa të mëdha në Lazarat, fakët rrezikojnë banesat

0
23

Një situatë kritike është regjistruar në fshatin Lazarat të Gjirokastrës, ku një zjarr me përmasa të konsiderueshme ka përfshirë një sipërfaqe të hapur me bimësi, duke u afruar rrezikshëm pranë banesave të zonës.

Flakët morën përmasa të shpejta, duke ngritur alarmin te banorët lokalë për shkak të rrezikut të drejtpërdrejtë që i kanosej shtëpive pranë vatrës së zjarrit.

Pas njoftimit të marrë, forcat zjarrfikëse kanë mbërritur me shpejtësi në vendngjarje dhe kanë hapur frontin e ndërhyrjes për lokalizimin e vatrës.

Përmes veprimeve të shpejta operative, efektivët arritën të presin përparimin e zjarrit në drejtim të lagjeve të banuara, duke shmangur dëmtimin e pronave.

Aktualisht, situata është vënë tërësisht nën kontroll. Ekipet e shërbimit zjarrfikës po vijojnë punën në terren për fikjen e plotë të zjarrit dhe eliminimin e çdo shkëndije apo vatre të fshehur që mund të riaktivizohej.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here