Home Politike Drejtesi “Bela me Taon shoku!, ish-kreu i SHISH fliste me Agasin dhe për...

“Bela me Taon shoku!, ish-kreu i SHISH fliste me Agasin dhe për politikë: Balla, kryetar Kuvendi

0
18

Duket se ish-kreu i SHISH, Vlora Hyseni dhe biznesmeni Ergys Agasi, që prej 8 muajsh ishte në arrati dhe u arrestua vetëm pak kohë më parë te zona e Plepave në Durrës, nuk kanë folur vetëm për sekrete hetimore të punës së saj, por dhe për politike.

Në bisedat që përmban dosja e SPAK, shfaqet Hyseni duke i dhënë informacione Agasit, që asokohe ishte në arrati, për klanet në politikë.

Sipas Hysenit, ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ishte në të njëjtin klan me kreun e grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla. Po ashtu ajo informon Agasin se Balla do të zgjidhej kryetar Kuvendi.

“Në vijim të komunikimeve, shtetasja Vlora Hyseni ndan dhe informacion paraprak duke i shkruar personit nën hetim Ergys Agasi; “Taulant Balla kryetar Kuvendi…. Kështu janë infot… Bela me Taon shoku” (nënkuptohet deputeti Taulant Balla dhe deputetja Belinda Balluku)”, thuhet në dosjen hetimore.

NO COMMENTS

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here