Merret vendimi i rëndësishëm/ Anulohen edhe 2 destinacione të tjera të fluturimeve me Italinë për shkak të koronavirusit

0
235

Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” njofton se listës së fluturimeve të anuluara  për shkak të koronavirusit u shtohen edhe fluturimet me aeroportin e Ankonës dhe Torinos.

“Tirana International Airport njofton të gjithë pasagjerët se në vijim të situatës së krijuar në Itali për shkak të përhapjes së COVID-19, masave të marra nga qeveria italiane për vendosjen e karantinës në veri të Italisë, si dhe masave parandaluese të përhapjes së virusit në vendin tonë, në zbatim të urdhrit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, do të anulohen të gjitha fluturimet për dhe nga Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” – njofton Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here