Google search engine
Home Sport Hidhet shorti për kalendarin e ri të Kategorisë Superiore

Hidhet shorti për kalendarin e ri të Kategorisë Superiore

0
35

Kampionati iu sezonit të ri mori udhë ditën e djeshme me hedhjen e shortit sezonal, ndërkohë që formula e garës këtë vit parasheh disa ndryshime që e komplikojnë së tepërmi jo vetëm garën për titull, por edhe rivalitetin e fundtabelës. Kështu, u hodh ditën e djeshme në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” shorti për kalendarin e kampionatit “Abissnet Superiore” për sezonin futbollistik 2026/2027.

Në ceremoninë e organizuar nga Federata e Futbollit morën pjesë përfaqësuesit e klubeve të “Abissnet Superiore”, si edhe përfaqësues të medias. Edicioni i 88-të i kampionatit elitar shqiptar do të nisë më 22 gusht me disa përballje mjaft interesante, teksa shorti rezervoi duele që premtojnë spektakël që në javën e parë. Edicioni 2026/2027 i “Abissnet Superiore” do të zhvillohet fillimisht me tre faza të rregullta. Në përfundim të tyre, skuadrat do të ndahen në fazat “play-off” dhe “play-out”, ku pikët e grumbulluara gjatë sezonit të rregullt do të përgjysmohen.

Në fazën “play-off” do të garojnë gjashtë skuadrat e renditura në vendet 1-6, të cilat do të zhvillojnë ndeshje vajtje-ardhje për 10 javë për përcaktimin e ekipit kampion, si edhe të renditjes përfundimtare. Ndërkohë, në fazën “play-out” do të marrin pjesë katër skuadrat e renditura në vendet 7-10. Këto ekipe do të zhvillojnë ndeshje sipas formulës vajtje-ardhje-vajtje, me secilën skuadër që do të luajë gjithsej 9 ndeshje.

Ekipi i renditur në vendin e 10-të do të bjerë direkt nga kategoria, ndërsa skuadra e renditur në vendin e nëntë do të luajë një ndeshje “play-off” me ekipin humbës të finales së “play-off”-it të Kategorisë së Parë, mes skuadrave të renditura në vendet 3-4-5-6. Më poshtë gjeni kalendarin e plotë të tre fazave të rregullta të kampionatit “Abissnet Superiore” për sezonin 2026/2027.

Pikëpyetjet e fazës së tretë

Fakt është se faza e tretë mbetet në ajër, edhe pse skema dihet. “Pas përfundimit të dy fazave të rregullta të kampionatit, skuadrat do të renditen sipas klasifikimit të dy fazave dhe do të zhvillojnë ndeshjet e fazës së tretë sipas skemës së mëposhtme”, shkruan FSHF. Ndaj edhe faza e tretë nuk dihet se si do të jetë. Fakt është se pas 27 javësh do të ketë ndarje në dy grupe. Nga vendi i parë në vendin e gjashtë do të luftojnë në grupin e “play off” për titullin kampion. Në anën tjetër nga vendi i shtatë në vendin e dhjetë do të luftojnë në grupin e “play out” për të mbijetesën. Vetëm një skuadër do të bie direkt nga kategoria, ndërsa vendi i nëntë shkon në finalen e “play out”.

Derbi i parë Partizani-Tirana në tetor

Në mes të tetorit, fill pas pushimit për shkak të ndeshjeve të Kombëtares, është përcaktuar derbi i parë i sezonit mes Partizanit dhe Tiranës. Sa i përket derbit të dytë do të ishte afër datës 6 dhjetor, nëse çdo gjë shkon sipas planit. Për sfidën e parë mes Vllaznisë dhe Tiranës duhet pritur të paktën data 24 tetor. Më poshtë do të gjeni të gjithë axhendën e publikuar nga FSHF. Tirana dhe Partizani do të kenë në dispozicion stadiumin “Air Albania” gjatë sezonit. Në anën tjetër Dinamo ka vendosur të largohet nga kryeqyteti dhe të zhvendoset në “Elbasan Arena”, pikërisht për ndeshjet si pritës në sezonin e ri.

Java 1

Partizani – Teuta

Laçi – Elbasani

Vllaznia – Skënderbeu

Dinamo – Vora

Egnatia – Tirana

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here