Italia në ‘shtetrrethim’, policia dhe ushtria zbarkojnë me tanke në rrugë, thirrje banorëve me megafon të mos dalin nga shtëpitë (VIDEO)

0
334

Autoritetet italiane patrulluan sot zonat e vendosura në karantinë duke u bërë thirrje qytetarëve me altoparlantë.

“Vëmendje, qytetarët janë të ftuar të qëndrojnë në shtëpi sa më shumë që të jetë e mundur për të shmangur infektimin”, ishte thirrja e autoriteteve.

La Republlica e përshkroi situatën si “në kohë lufte” ndërsa nga një makinë policie bëhej thirrje:

“Të moshuarit dhe fëmijët nuk duhet të dalin jashtë. Fëmijët nuk duhet të rrinë me gjyshërit. Nëse dikush ka simptoma gripi, duhet të qëndrojë në shtëpi, ata nuk duhet të shkojnë në spital, duhet ta njoftojnë mjekun me telefon”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here