Rama-Basha gjejnë konsensusin, PS vendos të ulë sulmet ndaj PD dhe të fokusohet te dobësimi i LSI, zbardhen debatet në grupin parlamentar

0
335

Partia Socialiste dhe Partia Demokratike duket se kanë gjetur gjuhën e konsensusit mes tyre. Ulja në tryezën e dialogut sa i takon reformës zgjedhore është sinjali i parë, ndërsa zërat për një 17 maj të dytë si ai i tre viteve më parë po shtohen nga dita në ditë. Ditën e djeshme nën drejtimin e Taulant Ballës është mbledhur grupi parlamentar i PS, mbledhje kjo që është shoqëruar me debate të forta. Gazeta ka mësuar disa detaje nga ky takim, teksa mësohet se një nga çështjet ku është fokusuar diskutimi ka qenë kriza politike. Sipas informacioneve, mësohet se kryetari i grupit, zoti Balla ka kërkuar nga deputetët që të zbresin në bazë dhe gjithë axhenda e tyre të fokusohet tek dobësimi i Lëvizjes Socialiste për Integrim. Në këtë kontekst, mësohet se Balla ka kërkuar që të gjithë militantët e zhgënjyer të LSI të ftohen tek Partia Socialiste, në mënyrë që partia e Kryemadhit të shkojë drejt rrënimit. Po ashtu, mësohet se numri dy i PS ka shuar zërat se mazhoranca është tërhequr nga nisma e saj për të shkarkuar presidentin Ilir Meta nga detyra, ndërsa është shprehur se për socialistët kjo nuk është lojë dhe se ata janë të vendosur që ta vijojnë betejën me kreun e shtetit. Madje, faktin që nuk ka tërheqje nga shkarkimi i Metës, zoti Balla e ritheksoi edhe dje gjatë fjalës së tij në seancë plenare, kur tha se mazhoranca është duke pritur opinionin e Komisionit të Venecias dhe më pas do të vendoset për kreun e shtetit.

Rama-Basha gjejnë konsensusin

Kështu që, i ndodhur përpara kësaj situate, deputeti Balla është shprehur para vartësve të vetë se Partia Socialiste e ka betejën me LSI-në dhe me presidentin Ilir Meta dhe jo me PD, pasi kjo e fundit është një parti që nuk iu prish punë. Sipas informacioneve, mësohet se numri dytë i selisë rozë është shprehur se kryedemokrati Lulzim Basha nuk iu prish punë socialistëve që ha përshesh me kos, pasi po të jetë për liderin demokrat, PS qëndron në pushtet gjatë. Por kjo deklaratë e kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla për të ulur sulmet ndaj Partisë Demokratike dhe të ndezur motorët për të dobësuar Lëvizjen Socialiste për Integrim, tregon qartë se Rama dhe Basha po shkojnë drejt konsensusit. Gazeta e ka deklaruar se në korridoret e politikës ka zëra se PD dhe PS po shkojnë drejt konsensusit, ndërkohë që zhvillimet e fundit e tregojnë qartë se një gjë e tillë nuk është e pamundur për t’u realizuar. Kjo edhe për faktin se reforma zgjedhore i ka bërë bashkë palët dhe mazhoranca herë pas here, madje edhe kryeministri Rama e ka shtirë dorën për të bashkëpunuar me Partinë Demokratike.

Zbardhen debatet në grupin parlamentar

Por dobësimi i Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe vijimi i betejës me presidentin Ilir Meta nuk ishin të vetmet porosi që sollën diskutime të shumta në mbledhjen e djeshme të grupit parlamentar të Partisë Socialiste. Gazeta ka mësuar se në mbledhjen e djeshme ka pasur debate edhe sa i takon paketës anti-KÇK. Mësohet se disa deputetët janë shprehur se kanë paqartësi për këtë paketë që është miratuar në formën e aktit normativ nga qeveria. Kështu që, i ndodhur përpara këtij “rebelimi”, numri dy i PS ka zbuluar se për paketën anti-KÇK qeveria dhe mazhoranca ka mbështetjen e ndërkombëtarëve dhe se janë pikërisht partnerët ata që e kanë kërkuar këtë gjë. Madje, gjatë fjalës së tij mësohet se zoti Balla është shprehur se një pjesë e pasurive të sekuestruara në kuadër të Operacionit Forca e Ligjit do të shkojnë për rritjen e rrogave të uniformave blu. Nga ana tjetër, mësohet se disa deputetë i kanë kërkuar llogari kreut të grupit se përse nuk po marrin lekët qytetarët që janë shpronësuar për rrugën Lushnjë-Berat. Për këtë kërkesë mësohet se Balla ka siguruar vartësit e tij se do ta vërë ujin në zjarr. Po ashtu, mësohet se debate në mbledhje ka pasur edhe për AKU, duke qenë se ishte votuar kundër një variant i Komisionit të Shëndetësisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here