Rrëmbimi Jan Prengës, Klodiana Lala zbulon detajet tronditëse ku dyshohet se është groposur trupi

0
359

Gazetarja Klodiana Lala ka treguar detaje të reja në lidhje me rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës, ngjarje kjo e ndodhur më 17 janar të këtij viti. Në emisionin “Opinion”, ajo  ka treguar dinamikën e vrasjes së Jan Prengës, dhe ka theksuar se dyshohet se trupi i tij është është groposur në rrethinat e Shijakut. Sipas saj në momentin e rrëmbimit nuk ka qenë prezent Altin Hajri.

“Altin Hajri nuk ka marrë pjesë në pengmarrje. Pengu ka hyrë i pajetë në resort rreth orës 12:30. Ai është nxjerrë nga automjeti Range Rover dhe më pas është transportuar në një furgon brenda garazhdid të kompleksit “Golden”. Range Roveri është nxjerrë më pas edhe është djegur. Furgoni me trupin e Prengës ka dalë rreth orës 20:30 të darkës dhe më pas është kthyer në resort. Trupi dyshohet se është groposur në rrethinat e Shijakut. Personat në garazhd kanë ndërruar rrobat e tyre dhe i kanë djegur në një kazan jashtë garazhdid.”- tha Klodiana Lala.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here