Vrasja në Astir/ Zbulohet kush e dorëzoi Noel Dishën në Polici, telefonata dhe takimi që e sollën drejt ‘kurthit’

0
306

Janë zbardhur detaje të reja në lidhje me mënyrën se si është dorëzuar në polici Noel Dishi, ekzekutori i mikut të tij të ngushtë, Vilson Tafçiut. Burime të brendshme nga Policia e Shtetit bëjnë me dije se ka qenë babai i autorit që e dorëzuar në Polici.

 Si ndodhi i gjithë dorëzimi

Gjithçka nisi në orët e vona të 20 janarit, kur efektivët zbarkuan në shtëpinë ku rezultonte banor familja e Dishit, në Sukth. Por, asnjë prej tyre nuk u gjet aty, pasi pas dëmeve nga tërmeti banesa e tyre ishte dëmtuar dhe familja e autorit të krimit të rëndë ishte shpërngulur në Durrës në një pallat nëntë katësh.

Pas këtyre informacioneve, grupi i policisë ka mbërritur në apartament ku është përballur me të atin e Dishit. Ai është marrë një ditë më parë në Drejtorinë e Policisë dhe është mbajtur aty për të shërbyer si ‘karremi’ që do të vinte në pranga të birin.

Orët kalonin dhe shpresat se 29-vjeçari do të binte në kontakt me familjen nuk ishin shuar, deri pak minuta më parë, kur telefoni i babait të Dishit filloi të binte. Ishte pikërisht autori. Në një skemë të përgatitur, babai i Dishit, me anë të negociatave, ka bërë që djali i tij të përfundojë pas hekurave, në mënyrë që të kryejë dënimin e meritur për krimin e bërë.

Më pas, sipas njoftimit zyrtar, Dishi është vetëdorëzuar në polici dhe po kryhen procedurat e mëtejshme.

Vilson Tafçiu Noka u ekzekutua me tre plumba në gjoks, mbrëmjen e të hënës në zonën e Astirit në Tiranë. 28-vjeçari ishte ulur në një lokal në këtë zonë me dy vajza në momentin që u thirr nga jashtë nga miku i tij Noel Dishi dhe më pas u qëllua për vdekje në një rrugicë pas lokalit. Dy të rinjtë dyshohet se kishin pasur konflikte për pazaret e drogës në Francë, nëtë cilat rezutonin të përfshirë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here