Ndërkohë që është i përfshirë në një betejë ligjore për fshehje të dënimit të tij në Itali, veprim që i kushtoi edhe mandatin e e kryebashkiakut në Shkodër, Valdrin Pjetri ka bërë hapin e madh në jetën e tij private.
Ai e ka nisur ndryshe këtë vit, 2020-ën duke i dhënë fund beqarisë, dhe duke u fejuar me një vajzë mjaft simpatike, identiteti i të cilës nuk bëhet i ditur.
Eetimes ka siguruar edhe foton e çiftit, ku gjithçka është bërë zyrtare në një rreth të ngushtë familjarë pa praninë e mediave.
Pjetri tashmë i tërhequr nga aktiviteti politik, i është rikthyer menaxhimit të bizneseve të tij.