Deklarata ‘bombë’ e Spartak Ngjelës: Rama rrezikon si kryeministër, ja shteti që mund ta shpallë “non grata”

0
278

Avokati Spartak Ngjela u shpreh se fakti që Kosova e sheh si të dëmshme minishengenin rrezikon Ramën si kryeminsitër, duke mos përjashtuar mundësinë që parlamenti kosovar ta shpallë non grata.

 “Në këtë Shengen nuk hyn Kosova. Dhe fakti që Kosova e shikon si të dëmshme për të, ky rrezikon si kryeministër. Ka marrë fund. Rrezikohet për të qenë kryeministër. Nëse Kosova e nxjerr non grata, nëse Parlamenti i Kosovës bën rezolutë kundër tij nuk mund të jetë më kryeministër. Për çfarë e duam si kryeministër? Për broçkulla, një njeri pa zyrë që bredh mbas tërmetit. Ka të drejtë ta bëjë Kosova këtë, të shikojmë çfarë do bëjë mazhoranca. Nëse e kupton dhe bën sikur nuk e kupton do të dëmtohet shumë PS”, tha Ngjela në Ora News.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here