“Të gjithë do ndëshkohen pavarësisht postit që kanë”, Altin Dumani shpalos vizionin i pari për drejtimin e SPAK

0
327

Altin Dumani i cili është i pari që po intervistohet ka shpalosur vizionin e tij.

“Promovimi i punës në grup, integriteti në punë, ruajtja e pavarësisë së prokurorëve, por duke e balancuar me përgjegjshmërinë, përgjegjshmëri për hetimin e çështjeve. SPAK do të jetë një strukturë e aftë, e besueshme nga shqiptarët. Përgjegjshmëria në trajtimin e çështjeve është thelbësore për SPAK. SPAK do të bëjë të mundur që çdokush që ka shkelur ligjin, kushdo qoftë ai do ndëshkohet. SPAK do të godasë krimin e organizuar dhe korrupsionin. Në mbështetje të vizionit tim kam paraqitur një plan të detajuar funksional për funksionimin e këtij institucioni”, tha ai.

Dumani tha më tej se: “Duket organizuar puna sipas specializimeve që kanë prokurorët dhe duhet emëruar drejtuesi e BKH sa më parë. SPAK do të synojë të ketë në administratën e saj njerëz profesionist, me integritet të lartë. Do të jem shumë kërkues ndaj kritereve për përzgjedhjen e administratës.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here