Vendimi i qeverisë, ja si do të bëhet privatizimi i pronave shtetërore, hapat që do ndiqen për blerjen e trojeve

0
381

Ditën e djeshme është bërë publik vendimi i Këshillit të Ministrave, i cili zbardh mënyrën si do të kalojnë pronat nga shteti tek privati. Sakaq që nga dita e djeshme me këtë VKM, investitorët ose zhvilluesit privatë, do të kenë të drejtë të marrin deri në 20 për qind të pronës që do zhvillojnë nga shteti. Ky vendim i Këshillit të Ministrave, ka hyrë në fuqi që nga dita e djeshme dhe përcakton se pronari apo pronarët e një prone private, si dhe çdo subjekt zhvillues, i cili ka marrë të drejtën për të zhvilluar një pronë të tillë, gëzojnë të drejtën që të kërkojnë kalimin e sipërfaqeve të pronës shtetërore në pronë private. Por për këtë transferim kërkohen disa kushte, si sipërfaqja e pronës shtetërore duhet të jetë në pronësi të shtetit dhe nuk duhet të jetë e transferuar në pronësi të njësisë së vetëqeverisjes vendore, në bazë të ligjit 8744, datë 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësinë e vetëqeverisjes vendore”, të ndryshuar. Një tjetër kërkesë është që sipërfaqja e pronës shtetërore të jetë në pronësi të njësive të vetëqeverisjes vendore dhe ato kanë dhënë pëlqimin për kalimin e sipërfaqeve të pronës shtetërore në pronë private, sipas procedurave që parashikohen në këtë vendim. Kushti i tretë është që sipërfaqja e pronës shtetërore të jetë në kufi me pronën private që do të zhvillohet nga subjekti kërkues. Sakaq për zonën ku ndodhet sipërfaqja e pronës shtetërore që kërkohet të tjetërsohet ekziston një plan i përgjithshëm vendor për zhvillimin e territorit (sipas kuptimit të ligjit nr. 107/2014, “Për planifikimin e territorit”), i miratuar nga organet përkatëse për planifikimin e territorit. Një tjetër kusht për të përfituar këtë transferim është që sipërfaqja e përgjithshme e pronës shtetërore, që kërkohet të kalohet nga pronë shtetërore në pronë private, nuk duhet të jetë më e madhe se 20% e sipërfaqes totale të pronës private që do të zhvillohet, sipas rastit, nga pronari i tyre apo subjekti zhvillues. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here