I pranishëm në tryezën e organizuar nga PD për paketën anti-shpifje ishte edhe gazetari Spartak Koka, i cili tregoi një detaj të rëndë personal.
Duke iu drejtuar Bashës, Koka zbuloi se ai është hequr nga puna për shkak se nuk ndiqte vijën editoriale të televizionit ku punonte (News 24).
“Jam hequr nga puna sepse nuk ndiqja vijën editoriale. ERTV po mban në pronësi kontektin video. Rames mund ti linde deshira qe te heqe nje fjale nga deklaratat e tij ne nje media online e te mos kete te drejte ta perdore video me vone.
Kjo është shumë e rëndesishme. Ne nuk kemi akses në kryeministri, ministri dhe institucione. Pas termetit nje zv/drejtor policie ndalonte gazetaret pertej shiritit te sigurise ndersa perfaqesues te qeverise hynin dhe filmonin pa asnje problem.”, u shpreh gazetari Spartak Koka.