Jep dorëheqjen gjykatësja e ‘krimit të egër’ Liljana Baku.
Baku ka paraqitur dorëheqjen pranë KLGj-së më datë 2 dhjetor për arsye personale. Ajo ishte gjyqtarja që firmosi vendimin për masën ‘arrest shtëpie’ për ish-ministrin Saimir Tahiri, i cili u akuzua për trafik droge.
Gjykatësja e Krimeve të Rënda ka bërë me dije se tashmë do të angazhohet në një biznes privat.