Drejtoria e Taksave vendore është shndërruar në një bandë hajdutërie, e cila drejtohet nga shoqja e ngushtë e Ajola Xoxës, zonja Laura Deliu. E ardhur në krye të tatimeve të Tiranës pa asnjë ditë eksperiencë pune, pasi zëvendësoi Arli Naskën në këtë post, drejtoresha në gjalë mblodhi rreth vetes një tufë hajdutësh, të cilët prioritet kanë vjeljen e gjobave në të zezë për të mbushur xhepat e tyre. duke qenë njeriu i ngushtë i mbretëreshës së Bashkisë, Deliu e futi institucionin në errësirë totale informacioni duke krijuar një bunker të hermetizuar.
Në kushtet aktuale banda e Deliut e furnizuar me ushtarët e saj është kthyer në një institucion që gjobit bizneset nëpërmjet presioneve të ndryshme, duke filluar nga rivlerësimet fiktive të xhiros për ti taksuar sa më shumë për të krijuar mundësinë që nëpërmjet presionit të sigurojë të ardhurat për bandën e saj dhe xhepin personal.
Laura Deliu menjëherë sapo mori postin ju turr bizneseve me një paketë gjobash dhe taksash, të cilat i siguroi nëpërmjet rivlerësimeve fiktive. Por drejtoria e taksave dhe tarifave vendore nuk u mjaftua me kaq! Në mes të vitit 2024 bën rivlerësim të xhiros vjetore të bizneseve duke marrë informacion nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe ndryshon në masë për një pjesë të mirë të sipërmarrjeve nivelin e taksës së pastrimit duke e dyfishuar. Për ta kuptuar se çfarë ka ndodhur.
Laura e florinjtë ka gjetur gropën e Sezamit dhe nëpërmjet rivlerësimeve dhe presioneve ka arritur ta shndërrojë drejtorinë e saj në një bandë private. Megjithëse Bashkia e Tiranës pretendon se ka krijuar Komisionn e Apelimit, ai është funksional në saj të kontributit të Deliut, e cila akrualisht është jashtë kontrollit dhe e ka kthyer këtë institucion në institucion gjobash, ku inspektorë të Laurës ju mungon vetëm maska e Zan Çaushit.
Sot bizneset përballen me gjoba të majme nga çeta e Laurës, dhe kur i kërkojnë kësaj të fundit zgjidhje ajo i ka udhëzon t’i drejtohen Komisionit të Apelimit në Bashki. Në fakt ky komision është jashtë funksionit dhe nuk ka kthyer asnjë përgjigje për vite me radhë, duke i lënë bizneset pa asnjë rrugë ankimimi administrativ. Në mes të vitit 2024 shkeljet u bënë hapur pasi ndërmarrjet nuk u njoftuan në asnjë moment as nga autoritetet e bashkisë dhe as drejtoria e Taksave dhe Tarifave për ndryshim të përgjegjësisë tatimore, por edhe pse janë treguar të rregullt duke paguar brenda afatit tarifën, janë ndëshkuar me gjobë! Siguria juridike në Shqipëri është në nivele minimale, dhe këtë e kanë pranuar në vijimësi edhe institucionet ndërkombëtare të cilat nuk harrojnë ta shënojnë në asnjë raport. Këtu nuk përjashtohen as rastet kur shteti abuzon me pozitën e fortë që ka përballë qytetarëve dhe bizneseve.
Bizneset përballen me detyrime të dyfishuara dhe kamatëvonesa
Shembulli më tipik është ajo që ka ndodhur me mijëra biznese të bashkisë Tiranë, të cilëve iu kanë ardhur detyrime të larta në taksa e tarifa, por dhe kamatvonesa. Në fund të vitit 2024 dhe gjatë vitit 2025, por dhe në 2026 një pjese të konsiderueshme të bizneseve në kryeqytet i ka ardhur në sistemin e taksave dhe tarifave vendore njoftimi për rritjen e tarifës së pastrimit për vitin 2023 dhe 2024,2025 dhe një kamatë e lartë për vitin 2023.
Tarifa e pastrimit varionte nga 4 mijë lekë për ata biznese më xhiro deri në 8 milion në vit, 5,750 lekë për ata me xhiro 11milion e 500 mijë lekë në vit, 92,000 për bizneset e mesme dhe 115,000 lekë për të mëdhenjtë e kategorisë VIP. Gjithashtu, subjeket e prodhimit dhe ndërtimit e kanë dhe më të lartë këtë taksë, disa në 195 mijë lekë e të tjerë 414 mijë lekë. Por drejtoria e taksave dhe tarifave vendore nuk u mjaftua me kaq! Në mes të vitit 2024 bën rivlerësim të xhiros vjetore të bizneseve duke marrë informacion nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe ndryshon në masë për një pjesë të mirë të sipërmarrjeve nivelin e taksës së pastrimit duke e dyfishuar.
Për ta kuptuar se çfarë ka ndodhur: Dhe kjo e bën shkeljen akoma dhe më flagrante! Sepse, ndryshimi i nivelit të taksimit duhet që jo vetëm të njoftohet brenda afatit, por në praktikën e ligjeve fiskale, kjo procedurë minimalisht bëhet 30 deri në 60 ditë përpara, për t’i lënë kohë bizneseve që të kenë mundësi të përshtaten me tarifat e rritura- ndërsa penaliteti i vendosur është në kundërshtim të hapur me ligjin dhe një shkelje e rëndë nga ana e organeve të bashkisë pasi askush nuk është njoftuar dhe nuk mund të pretendohet pagesa për një tarifë për të cilën nuk je në dijeni! Situata aktuale në këtë institucion përveç që është në anarshi totale pasi i kanë ditët e numëruara dhe interesin prioritar kanë xhepat e tyre dhe jo interesin e bashkisë apo qytetarëve të Tiranës.
Ditët në vijim do zbardhim me fakte se kush është Laura e Ajolës, bizneset dhe pronat e saj, por dhe kush janë drejtorët që drejtojnë financat e kryeqytetit. Raportet ndërkombëtare dhe institucionet shqiptare konfirmojnë se tarifat vendore, sidomos ato të pastrimit, janë përdorur shpesh pa transparencë dhe kanë rënduar bizneset, ndërsa auditimet e KLSH-së kanë evidentuar parregullsi në kontratat e pastrimit dhe financat vendore. INSTAT raporton se në vitin 2025 u regjistrua numri më i lartë i bizneseve të mbyllura në dekadën e fundit, duke reflektuar presionin fiskal dhe tarifat e rritura.
Sistemi i taksave më i kontestuari në raportet ndërkombëtare dhe KLSH
• Banka Botërore ka theksuar se tarifat vendore shpesh vendosen pa lidhje të qartë me shërbimin e ofruar, duke krijuar pabarazi të mëdha midis bashkive. Në raportet e saj për Shqipërinë, është evidentuar se tarifat e shërbimeve publike (si pastrimi apo çerdhet) shpesh dyfishohen pa konsultim dhe pa transparencë, duke rënduar drejtpërdrejt familjet dhe bizneset.
• BERZH në raportin e tranzicionit 2025–2026 ka paralajmëruar se ekonomia shqiptare, ndonëse ka pasur rritje të qëndrueshme, mbetet e brishtë për shkak të strukturës së dobët fiskale dhe mungesës së transparencës në shërbimet vendore. Raporti vëren se tarifat e shërbimeve dhe kostot e operimit për bizneset janë rritur, pa reflektuar përmirësim të dukshëm në cilësinë e shërbimeve.
Auditimet e Kontrollit të Lartë të Shtetit
• KLSH ka zhvilluar mbi 190 auditime në vitin 2025 dhe ka dhënë mbi 4,900 rekomandime. Një pjesë e tyre lidhen drejtpërdrejt me kontratat e pastrimit dhe shërbimet vendore, ku janë konstatuar kosto të fryra dhe mungesë transparence. Auditimet kanë evidentuar se kontratat koncesionare të pastrimit shpesh nuk justifikojnë tarifat e vendosura ndaj bizneseve dhe qytetarëve.
Të dhënat e INSTAT për bizneset
• INSTAT raporton se në vitin 2025 kishte 137,892 ndërmarrje aktive, por njëkohësisht u regjistrua numri më i lartë i bizneseve të mbyllura në dekadën e fundit. Shumica e bizneseve të mbyllura ishin të vogla dhe të mesme, të cilat nuk përballuan dot tarifat e rritura dhe gjobat vendore. Vetëm 1,5% e ndërmarrjeve kishin mbi 50 të punësuar, por ato mbajnë peshën kryesore të ekonomisë.
• Ky fenomen është i lidhur drejtpërdrejt me rritjen e tarifës së pastrimit dhe penalitetet e vendosura pa njoftim, të cilat kanë rënduar kostot e operimit dhe kanë ulur likuiditetin e bizneseve.
Konkluzion
Kombinimi i tarifave të rritura pa transparencë, mungesës së njoftimit ligjor, mosfunksionimit të Komisionit të Apelimit dhe parregullsive të konstatuara nga KLSH ka krijuar një klimë të pasigurt për bizneset në Tiranë. Raportet e Bankës Botërore dhe BERZH e përshkruajnë këtë si një problem sistemik të financave vendore, ndërsa statistikat e INSTAT tregojnë efektin konkret: mbyllje të bizneseve dhe rritje të pasigurisë ekonomike. Ky është një shembull i qartë i kapjes së institucioneve nga patronazhi politik dhe i mungesës së sigurisë juridike, që jo vetëm dëmton sipërmarrjen, por edhe frenon zhvillimin ekonomik të kryeqytetit dhe të vendit.



