Pallati që u mori jetën dy familjeve/ 53-vjeçarja tregon tmerrin që pa me sy, si arriti të dilte gjallë nga një vrimë: Kam dëgjuar zërin e vogëlushes Eisela, të bijën e Diene Karanxhaj (Video)

0
284

Violeta Doda, një ndër të mbijetuarat e tërmetit ka rrëfyer tmerrin e përjetuar gjatë atij mëngjesi dhe se si ajo bashkë me fëmijët e saj dhe nënën, kanë arritur të dalin shëndoshë e mirë nga ndërtesa.

Në pallatin 18, në qytetin e Durrësit ku ajo jetonte kanë humbur jetën fatkeqësisht familja Reçi dhe 3 anëtarët e familjes Karanxhaj.

“Zoti na bashkoi të katërve bashkë, kam nxjerrë fëmijën e vogël 10 vjeç para, më pas djalin e madh (14 vjec), vetë kam qëndruar duke nxjerrur mamanë dhe më kanë ndihmuar për ta nxjerrur. Gjendja ka qenë shumë e rëndë. Kemi dalur dukë kërkuar ndihmë, na ka ndihmuar dhe dikush nga një pallat tjetër që nuk e njihja, pastaj më kanë marrë shoqet dhe më kanë dërguar në shtëpitë e tyre”, ka thënë Violeta.

Violeta, 53-vjeçarja me profesion mësuese, ka treguar se ndërkohë që po dilte ka dëgjuar zërin e vogëlushës Eisela (8 vjec), të bijën e Diene Karanxhaj, teksa thërriste për ndihmë. Në këtë pallat, jetonin gjithësej katër familje, dy nga të cilat u shuan e dy të tjera që kanë arritur të dalin shëndoshë e mirë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here