18 viktima dhe mbi 600 persona të plagosur nga tërmetet, dalin emrat e disa prej personave që nuk mbijetuan

0
332

Prej orës 03:35 të mëngjesit të së martës kur Shqipëria u godit nga një tërmet i fuqishëm 6.4 ballë.

Intensiteti i ndjeshmërisë së tërmetit ishte 8 ballë dhe që zgjati deri në 30 sekonda.Deri më tani raportohen 18 të vdekur në Thumanë, Durrës dhe Lezhë, ndërsa janë rreth 600 të lënduar që kanë marrë trajtim në spital si pasojë e dëmtimeve nga lëkundjes e fuqishme sizmike të mëngjesit që vazhdojnë ende me pasgoditje të njëpasnjëshme, por më të lehta. Aktualisht 43 persona janë nxjerrë të gjallë nga rrënojat ndërsa vijojnë kërkimet për të tjerë.

Disa nga viktimat janë identifikuar dhe deri tani kanë ndërruar jetë 3 anëtarë nga e njëjta familje dhe dyshohet për persona të tjerë të pajetë.

Sadrie Lala

Ilir Lala

Amelia Lala

Bukurie Leka

Bujar Hajdarmataj

Kristian Preçi

Ndërkohë mësohet se në një prej hoteleve që u rrënua është nxjerrë i vdekur një shqiptar nga Kosova.Nga hoteli “Mira Mare” është nxjerrë e vdekur edhe një balerinë, identiteti i së cilës nuk është bërë ende publik.Ndërkohë është nxjerrë nga rrënojat edhe një vajzë 10-vjeçare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here