
Ekipi i Premier League i ka befasuar të gjithë mbrëmjen e djeshme kur shkarkoi trajnerin Mauricio Pochettino, pas pesë viteve dhe gjeti menjëherë pasuesin e tij.
Klubi londinez ka emëruar portugezin Jose Mourinho trajner të ri të ekipit Bëhet fjalë për trajnerin e njohur portugez, i cili ka marrë tashmë drejtimin e Spurs.
Tottenham do të jetë klubi i tretë anglez që drejton Mourinho në karrierën e tij, pas Chelseas dhe Man. United. Aktualisht Tottenhami është në vendin e 14-të në Premierleague dhe thuajse i kualifikuar për fazën tjetër të Champions League.