Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm pranë shkollës ‘9 Tetori’ në Sarandë, ku një automjet ka përfunduar brenda një dyqani rrobash.
Fatmirësisht nuk raportohen të plagosur apo viktima. Ngjarja ka shkaktuar panik, sidomos për faktin se ishte pranë shkollës 9 vjeçare. Për fat të mirë në ato momente nxënësit nuk kanë qenë në rrugë.
Pamjet janë publikuar nga mediat rajonale. Siç e shihni në fotot më poshtë, ka shkaktuar vetëm dëme materiale.

