Pas ndarjes nga bashkëshorti që bëri bujë në media ditën e djeshme, Rudina Dembacaj i futet fuqishëm biznesit (Ja çfarë po hap në kryeqytet dhe me kë po bashkëpunon)

0
550

Lajmi i konfirmimit të ndarjes së Rudina Dembacaj me bashkëshortin e saj bëri bujë në media. E ftuar në një emision mëngjesi moderatorja e konfirmoi vetë lajmin e ndarjes nga Aleksi, me këtë të fundit është në proces divorci. Rudina Dembacaj mesa duket paska edhe ndryshime pozitive në jetën e saj. Së shpejti aktorja pritet të hapë një lokal të vetin, që do të mbajë emrin ‘Cormeum’.

Projektin e aktores, e kanë zbuluar, personazhe të njohur, miq dhe kolegë përmes publikimit të ftesave që ata kanë marrë pëe të qënë të pranishëm në inagurimin e barit më të ri në kryeqytet.

Miqtë e  Rudinës kanë zbuluar se këtë biznes aktorja e ka nisur biznesin bashkë me motrën e saj, Jereda, me të cilën ka një lidhje shumë të ngushtë. Vetë Rudina nuk ka dashur të tregojë shumë detaje mbi këtë projekt të ri të saj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here