Betimi i Arta Vorpsit duke vënë dorën mbi Kushtetutë? Noterja tregon se si qëndron e vërteta: Ka 6 vite që është klientja ime, pagoi 26 mijë lekë të vjetra, hodhi firmën e iku (Deklarata)

0
437

“E hodhi firmën duke më vënë mua në dijeni. Kjo është detyra ime dhe unë nuk mund ta refuzoj. U paraqit me kartë identiteti, verifikova kartën. Nuk u betua mbi Kushtetutë, nuk vuri duart mbi Kushtetutë.  Nuk mund të marr atributet e presidentit. Unë mund të verifikoj se kush është person dhe çfarë thotë. Unë legalizoj formën e Arta Vorpsit, por edhe ta refuzoj për mua do të ishte shkelje. Tarifat janë siç e ka vënë ministri. Kjo ka kushtuar 20 mijë lekë të vjetra deklarata, plus taksën e pullës, 26 mijë lekë”, ka deklaruar për mediat noterja Miranda Xhemalçe, duke treguar se si qëndron e vërteta e betimit të Arta Vorpsit si anëtare e Gjykatës Kushtetuese.

Dhe ju po të vini unë jam i detyruar të marr përsipër deklarimin. Kam bërë vetëm vërtetimin e firmës së saj, emër-mbiemër. Nuk vuri dorë mbi Kushtetutë. Bëri vetëm deklarimin emër-mbiemër. Nuk jam unë organi i që bëj këto. Unë mbaj përgjegjësi vetëm për firmën. Unë e lexova patjetër, por legalizova vetëm firmën e Arta Vorpsit. Po t’a refuzoja do të ishte shkelje. Dhe ju po të më kërkoni do e bëj. Unë bëj mbi 10 deklarata në ditë. Çdo gjë është e ligjshme, kjo është procedurë e çdo noteri. Jo moj zemër, ajo erdhi vetë. Ka 6 vite që është klientja ime. Unë s’merrem hiç me politikë. Ajo ka ardhur këtu para 6 vitesh. Kjo është qëllimi i saj  si e paraqit. Unë vërtetoj vetëm që ishte firma e Arta Vorpsit. Mund t’jua tregoj edhe juve, neni 62., gërmaë. Unë vetëm këtë bëj”, ka përfunduar Xhemalçe.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here