“Lajmin e mësova nga mediat”, deputeti i PS reagon sërish për arrestimin e Redjan Rrajës dhe zbulon marrëdhënien e tyre: Kam fol me të para 3-4 muajsh!

0
325

Deputeti Rrahman Rraja ka reaguar  sërish për arrestimin e kushëririt të tij Redjan Rrajës, i cili akuzohet si i përfshirë në atentatin ndaj prokurorit të Durrësit Arjan Ndoja.

Në një lidhje direkte për Neës 24, ai është shprehur se lajmin e ka mësuar nga mediat dhe se është shumë i qetë për emrin e tij që është lakuar.

‘Për mua pak rëndësi ka se kush mund të jetë. Sikur çdo person të jetë, për mua çdo person duhet të marrë dënim maksimal. Unë e kam sqaruar që babai im me gjyshin e Redianit janë vetëm vëllezër nga babai, pra i bie më shumë se brezi i tretë’, tha Rraja.

Më tej deputeti ka shtuar se ka folur me Redianin për herë të fundit para 3-4 muajve.

‘Nuk më kujtohet kur kam folur për herë të fundit. Besoj para 3-4 muajsh a para 1 viti kam fol.’

I pyetur nëse autori i dyshuar është përfshirë në fushatën e tij, Rraja ka deklaruar se është angazhuar si të gjithë qytetarët e tjerë.

‘Me mua është angazhuar si të gjithë qytetarët e tjerë në fushatë. Unë sinqerisht jam shumë i qetë përsa i përket moralit tim. Përsa i përket vepres, atentatit ndaj prokurorit jam shum i shqetësuar. Lajmin e kam mësuar përmes mediave më kanë marrë në telefon gazetarët’, përfundoi deputeti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here