Grupi kinez Huawei do të ndërtojë rrjetin 5G të Hungarisë

0
305

Gjiganti kinez i komunikimeve Huawei do të bashkëpunojë me Hungarinë për ndërtimin e rrjetit 5G të internetit në vend, njoftoi sot ministri i tergtisë Péter Szijjártó. Duke folur në forumin ekonomik Hongqiao në Shanghai, Szijjártó tha se Huawei do ndërtojë rrjetin inovativ në bashkëpunim me rrjetet celulare Vodafone të Britanisë dhe gjermanët Deutsche Telekom.

 Ai shtoi se Hungaria nuk do të diskriminojë ndaj kompanive bazuar në kombësinë e tyre për sa kohë që respektohen ligjet e vendit. Ministri shtoi se Hungaria është në pararojë të fushatës së dixhitalizimit dhe ka si përparësi tërheqjen e investitorëve dhe kompanive që sjellin teknologji të re në vend.  “Marrdhëniet mes dy vendeve tona nuk kanë qenë kurrë kaq të mira”, tha mes të tjerash ministri hungarez, duke shtuar se Kina është partneri kryesor tregtar i Hungarisë jashtë Bashkimit Evropian.  Kompania e teknologjisë ka qenë në qendër të një konflikti tregtar e politik mes Kinës e SHBA. Kjo e fundit u ka kërkuar vendeve evropiane të mos bashkëpuonojnë me Huawei.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here