Shkozë, banorët përplasen me policinë

0
309

Ka nisur me përplasje mëngjesi i sotëm në Shkozë.

Mësohet se banorët janë përplasur ashpër me forcat e policisë, pasi kundërshtojnë prishjen e ndërtesave të tyre.

Duket se mjetet kanë shkuar që në orët e para të mëngjesit në Shkozë për të prishur godinat, ndërsa janë hasur me kundërshtimin e banorëve.

Ndërkaq, burime bëjnë me dije se drejt Shkozës është nisur ish-deputeti Aldo Bumçi për të mbështetur banorët.

Kujtojmë se në Shkozë kalon projekti i Unazës së Madhe të Tiranës dhe janë shumë banesa që preken.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here