Lionel Messi ka dhënë një intervistë për “RAC1”, ku ka rrëfyer edhe marrdhënien që ka me presidentin Bartomeu.
Argjentinasi ka surprizuar jo pak me përgjigjen e tij, teksa është shprehur se janë bërë pesë muaj, që nuk ka folur me numrin një të klubit katalanas.
Leo tregoi:
“Që nga eliminimi ndaj Liverpool nuk kam folur më me presidentin. Unë nuk kam asnjë problem me të. Pse duhet të flasim, kur nuk ka probleme?! Ndonjëherë na kërkon ndonjë mendim për ndonjë çështje të caktuar”.









































