41-vjeçari Dritan Haxholli mbeti i vrarë gjatë një sherri në banesën e ish-të dashurës, kjo është e kaluara e errët e viktimës (Kishte bërë 13 vite burg)

0
459

41-vjeçari Dritan Haxholli, që mbeti i vrarë me armë zjarri gjatë një sherri në banesën e ish-të dashurës, nuk është një emër i panjohur për policinë. Burime zyrtare thanë se viktima ka qenë i dënuar për krime kundër personit dhe për lëndë narkotike, ndërsa kishte bërë rreth 13 vjet burg.

Mësohet se shkak i krimit është bërë vendimi i Marsida Qatjas, e martuar (burri në burg në Gjermani, i dënuar me 6 vite burg) dhe nënë e 3 fëmijëve, që t’i jepte fund lidhjes me Haxhollin, gjë që nuk është pranuar nga ai. Ky i fundit kishte shkuar në banesën e saj, ku ishin 3 meshkuj të tjerë, miku i saj me të cilin kishte një lidhje, dhe 2 shokë të tjerë, që i kishte thirrur për ndihmë, ndërsa aty kishte hapur zjarr ndaj Toçit, (polici mbeti i plagosur në qafë).

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here