Google search engine
Home Politike Takim ‘kokë më kokë’ me Albin Kurtin, Vjosa Osmani del me deklaratën...

Takim ‘kokë më kokë’ me Albin Kurtin, Vjosa Osmani del me deklaratën e fortë: Vullnet për të qeverisur së bashku, ky është kushti para marrëveshjes finale!

0
374

Kandidatja për kryeministre e LDK-së, Vjosa Osmani ka dhënë një prononcim për mediat pas takimit ‘kokë më kokë’ me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, në të cilin ka diskutuar për arritjen e një marrëveshje koalicioni për të qeverisur me Republikën e Kosovës.

Osmani ka thënë se ka gatishmëri nga të dy partitë për të arritur një koalicion, dhe se për marrëveshjen finale do të presin përfundimin e procesi të numërimit.

“Ne sapo zhvilluam takimin për diskutuar bashkëpunimin pas një procesi të mirë. Kemi diskutuar në nivel parimeve. Të dy partitë treguan vullnetin e mirë për të qeverisur bashkë. Ka disa gjëra me të cilat filluam diskutimeve, sa i përket një qeverie që do të reduktohet sa i përket numrit të ministrive, por do të rritet sa i përket punës së mirë që do të bëhet. Iu mbetet partive që diskutohen për detajet. Po presim edhe numërimin e të gjitha votave, para se ta arrijmë marrëveshjen finale. Ka vullnet të mirë në të dy partitë”, ka thënë Osmani.

Ajo ka thënë se kushdo që fiton në fund, pas numërimit final të votave do të udhëheq me Qeverinë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here