Hashim Thaçi reagon për herë të parë pas zgjedhjeve, jep mesazhin e rëndësishëm për qeverinë e re, por ‘harron’ fituesin: Të njëjtën pjekuri të tregojmë me sfidat që na presin!

0
282

Një ditë pas zgjedhjeve të parakohshme, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar me një postim në rrjetet sociale.

Thaçi uron subjektet politike që morën pjesë, ndërsa vlerëson se zgjedhjet ishin shembullore. Po ashtu kreu i shtetit bën thirrje që me të njëjtën pjekuri politike të krijohet edhe qeveria e re.

Duket se Presidenti është ndalur tek procesi i zgjedhjeve, pasi në mesazhin e tij mungon urimi për fituesin e kësaj gare.

“I uroj qytetarët e Republikës së Kosovës dhe partitë politike për zgjedhjet shembullore, për votimin e dinjitetshëm, të lirë dhe demokratik. Kosova dëshmoi edhe një herë pjekuri të lartë politike dhe demokratike. Tash të njëjtën pjekuri politike duhet ta tregojmë edhe në formimin e qeverisë së re, sa më parë dhe në përballje me sfidat e menjëhershme që e presin Kosovën.”, shkruan Thaçi.

Fituese në zgjedhjet e parakohshme doli VV e Albin Kurtit, e ndjekur më pas nga LDK-ja me Vjosa Osmanin. Ndërkaq, PDK pranoi humbjen.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here