Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të mblidhet ditën e hënë, ku do të miratojë listën e kandidatëve për Prokurorin e ri të Përgjithshëm.
Mësohet se mbledhja do të nisë në orën 12:00. Siç thuhet edhe në axhendë, të pranishëm në këtë seancë do të jenë përfaqësues të EURALIUS OPDAT dhe të Ministrisë së Drejtësisë. Aktualisht në postin e kryeprokurorit është Arta Marku, e cila ka aplikuar për të kandiduar sërish.
Marku me shpalljen e kandidaturës do të sfidojë edhe tre kandidatët e tjerë, të cilët ditë më parë u regjistruan në garë për postin e kreut të Prokurorisë së Përgjithshme. Deri tani janë futur në garë avokati i njohur Lulzim Alushaj, Fatjona Memçaj dhe Olsian Çela.