Shtohen akoma dhe më shumë dyshimet mbi ecurinë e Fondit Besa. Ky fond ka kapur gjithë sistemin e mikoredisë në vend. Gazeta po tregon sot shifra konkrete se si ishte situata në vitin 2007 dhe si ka ndryshuar pas 10 vitesh. “Rezultatet e vitit 2007 për fondin “Besa”, shënuan një konsolidim dhe zgjerim të aktivitetit duke shënuar rreth 9,200 klientë aktivë dhe një tepricë kredie prej gati 37 milionë dollarësh…. Mbi bazë të rezultateve të arritura, por dhe objektivat ambicioze që kanë drejtuesit e këtij fondi për vitet 2008-2010 fondi “Besa” parashikon të disbursojë një shumë prej 150 milionë dollarësh dhe të zgjerojë aktivitetin në degë të reja si dhe të lançojë produkte e shërbime të reja”, ishin disa nga synimet e Besa. Por sot gjithçka është tejkaluar. Në vitin 2017 Besa ka raportuar se ka 30,590 klientë aktivë, nga 9 mijë që kishte. Portofoli i kredisë vetëm për një vit është 63 milionë euro, pra në vitin 2017. Kredi të disbursuara janë 53.7 milionë euro. Në tre vite, Fondi Besa disburson rreth 150 milionë euro, njësoj sa parashikonte kreu i saj. Si ka mundësi? Ky fond në asnjë vit nuk ka njohur humbje, por vetëm ngritje. Faktet janë se ky fond ka pasur gjithmonë mbështetje nga politika apo strukturat shtetërore. Ajo që i ve kapak gjithçkaje është se Besa grumbullon 468.27 milionë euro në vit.
Roli i Soros
Fondi Besa vijon të jetë nën ndikimin e filantropit amerikan George Soros. Gazeta ka treguar kohë më parë se si ky biznesmen amerikan ka shtirë tentakulat e tij në vendet në zhvillim, duke kapur jo vetëm politikë, por edhe ekonominë. Soros po akuzohet se ka kapur reformën në drejtësi, ka ndihmuar në arsimimin e shumë politikanëve shqiptarë, ndërsa ndikime ka pasur dhe në fushën ekonomike. Gazeta prej disa ditësh ka treguar fakte mbi operimin në Shqipëri të Fondit Besa, fond i cili u përfshi në një skandal mashtrimi pak ditë më parë. Edhe pse ka 10 vite që është kthyer nga fondacion në fond, duket se tentakulat e Soros janë aty. Soros ishte ai që themeloi Fondacionin Besa, i cili më pas u shndërrua në Fondin Besa. Në faqen zyrtare në internet të fondit janë të dhënat e strukturave drejtuese. Këshilli Mbikëqyrës përbëhet nga 7 anëtarë, ku disa janë funksionarë ose ish-funksionarë të Fondacionit Shoqëria e Hapur, SOROS. Neal Delaurentis ka qenë zv/president i Fondit të Zhvillimit Ekonomik Soros. Po ashtu bashkëpunëtor me Soros ka qenë dhe Piotr Korynski. Ajo që bie në sy është anëtar i Këshillit Mbikëqyrës është dhe rektori i Universitetit Bujqësor, Bahri Musabelliu. Pra duket qartë se ky fond, edhe pse është shkëputur në aspektin ligjor nga fondacioni që krijoi Soros, është po i tij.
Lëvizjet e Soros
Gorge Soros ndërtoi një strategji të re të fitimeve duke u futur në Evropën Lindore nëpërmjet biznesit të ri Soros Management Fund dhe programit të Soros Economic Development FundtëOSI NY me 200 milionë dollarë në fushën e mikrokreditit. Arsyeja pse Soros u fut në Evropën Lindore me fonde në fushën e mikrokreditit ishte sepse nëpërmjet njerëzve të tij në Evropën Lindore dhe nëpërmjet zyrtarëve të korruptuar nga ai në Bankën Botërore dhe në struktura të tjera ndërkombëtare financiare arriti që të thithë qindra miliona dollarë ndihma të ndërkombëtarëve për tu bashkuar në përpjekjet e tij për të mos u taksuar në bizneset e tij gjysmë ta paligjshme. Ndërhyrjet e Soros në Evropë janë të famshme dhe ai ka çështje penale në Itali, Francë dhe është etiketuar si delinkuent financiar në shumë vende të Lindjes për spekulimet e tij grabitëse ndaj fondeve qeveritare apo ndihmave të huaja. Soros është përgjegjës për krizën e 1997 në Azinë Juglindore, në 2000 në krizën rrënuese të Argjentinës, në 2003 në Rusi, etj.
Kliti Topalli