Në rregull, ju lutem tërhiqeni një hap pas nga telefoni juaj, pasi interneti dhe rrjetet sociale po çmenden pas kësaj video të publikuar pak minuta më parë nga dy këngëtarët e njohur të hitit “Senorita”, Shawn Mendes dhe Camila Cabello.
Pas muajsh ata janë përlotur për lidhjen apo miqësinë e lezetshme midist tyre, por sot Shawn Mendes dhe Camila Cabello sapo i kanë dhënë fansave një përgjigje të saktë.
“Ne pamë në Twitter, që ju jeni duke folur duke për mënyrën se si po putheshim dhe që duket e çuditshme. Pra ne puthemi si peshku, ”- shprehet Mendes para videos të postuar në Instagram.
“Po, kjo me të vërtetë na lëndon ndjenjat”, – shton Cabello.
“Ne thjesht duam t’ju tregojmë se si puthemi me të vërtetë,” shton ylli kanadez i popit.
Puthja e madhe nuk është momenti i vetëm i nxehtë i Cabellos tani. Këngëtarja me origjinë kubane sapo publikoi videon muzikore kinematografike “Liar”.