Gjermanët kanë dhënë alarmin sa i takon rrezikut në Ballkan. Kohët e fundit ka pasur protesta të fuqishme në Serbi, Turqi, Mal të Zi, Bullgari dhe akuzat se pas skenarëve destabilizues fshihet Moska, nuk kanë munguar. Në një artikull të bërë nga Instituti gjerman për Siguri Politike është folur për Rusinë dhe Ballkanin, ku theksohet tentativa ruse për rritjen e ndikimit në Ballkan. “Anëtarësimi në BE për Ballkanin Perëndimor nuk është në dyshim, ka spekulime se strategji të tjera po rishikojnë strategjitë e tyre në rajon. Për shkak të lidhjeve të saj të gjata me Ballkanin dhe përvojës së gjerë në ndërhyrje, Rusia ngjall frikë të veçantë në Perëndim. Shumë e shohin atë si një forcë të ngulitur dhe të paparashikueshme”, shkruhet në artikull. Siç duket gjermanët janë duke i shprehur hapur mendimet që qarkullojnë prej kohësh për ndikimin rus. Ndër të tjera ata shkruajnë se Rusia është bërë gjithnjë e më e gatshme të marrë rreziqe në politikën e saj të Ballkanit. Ajo kundërshtoi me ngulm vendimin e Malit të Zi shtojnë ata, për t’u bashkuar me NATO-n dhe tërhoqi tela për të provuar pajtimin e fituar shumë mirë midis Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut. “Megjithatë, ka pak shenja që Rusia është e gatshme të intensifikojë përfshirjen e saj në rajon. Politika e saj e jashtme është zhvendosur nga Ballkani Perëndimor shumë kohë më parë, dhe aktivitetet e saj janë bërë me buxhet të ulët dhe oportunistë. Rusia herë pas here shfrytëzon rajonin për lojëra diplomatike dhe qëllime propagande”, vijojnë ata.
Pengimi i ndikimit rus
Gjermanët shohin se tentativa e rusëve për të rritur ndikim po has një rezistencë nga ana e perëndimorëve, ku kujtojnë se qëllimi i vetëm i rusëve është të frenojnë rritjen e NATO-s dhe BE-së. “Kremlini historikisht e konsideron kërcënimin kryesor gjeopolitik të NATO-s dhe ka kundërshtuar zgjerimin e Aleancës që nga mesi i viteve 1990. Kritikat dhe ngushëllimet më të mprehta të Rusisë i janë rezervuar politikanëve të Ballkanit që përpiqen t’i afrojnë vendet e tyre më afër NATO-s. Ndërhyrja ruse në rajon arriti kulmin kur së pari Mali i Zi, dhe pastaj Maqedonia Veriore, ishin në pikën e marrjes së një ftese zyrtare për t’u bashkuar me aleancën”, shkruan Instituti për Siguri Politike. Gjermanët gjykojnë se marrëdhëniet e tensionuara me BE e bëjnë Rusinë të padenjë për zgjerimin e unionit në Ballkan. “Për t’u bërë pjesë e BE-së, shtetet e Ballkanit do të duhej të pajtoheshin me politikat e tyre për Rusinë”, thonë ata.
Palmer: SHBA i ka sytë nga Ballkani Perëndimor
Teksa Gjermania jep alarmin për ndikimin rus, përfaqësuesi Special i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor Matthew Palmer, ka zhvilluar dje vizitën e parë zyrtare në rajon në postin e tij të ri, ku u takua me Presidentin Milo Dukanoviç dhe Kryeministrin Dusko Markoviç të Malit të Zi. Ai ka dhënë dje një mesazh të fortë për Ballkanin Perëndimor, ku është shprehur se me postin e ri që kori SHBA tregon janë shumë të interesuar për Ballkanin Perëndimor. “Mali i Zi është një udhëheqës dhe vendi më i suksesshëm multi-etnik në rajon dhe nuk është rastësi që unë ta vizitoj së pari pasi të mora përsipër këtë pozicion”, është shprehur Palmer. Të dy burrat ranë dakord se integrimi euro-atlantik është në interes të Ballkanit Perëndimor dhe në Evropë në përgjithësi.
Arbjona ÇIBUKU