Pse nuk janë gjykuar asnjëherë “krimet” e denoncuara politikisht? Spartak Ngjela bën paralajmërimin e fortë

0
312

Avokati Spartak Ngjela me anë të një posti në Facebook ndryshe nga herët e tjera ka reaguar për liderët politikë që kanë qweverisur vendin këto 30 vite demokraci. Ai shprehet se në “një vend ka sjellë në pushtet injorantë, populli është i detyruar të dëgjojë sharje individësh dhe jo qeverisje të përgjegjshme për aktet e saj.Kjo është edhe historia e Shqipërisë në këta tridhjetë vitet e fundit.”

Postimi:

Vetëm kur një vend ka sjellë në pushtet injorantë, populli është i detyruar të dëgjojë sharje individësh dhe jo qeverisje të përgjegjshme për aktet e saj.
Kjo është edhe historia e Shqipërisë në këta tridhjetë vitet e fundit.
Por, nuk është vetëm kjo, sepse, këta injorantë kanë ardhur në pushtet për të marrë diçka dhe jo për të bërë atë që kërkon zhvillimi shoqëror.
Ku është sot debati për zhvillimin kombëtar? Askund.
A nuk e provon kjo atë që sapo e thamë më lart?

Vërtet mendoni se të çmendurit dhe injorantët mund të vijnë në pushtet për të bërë diçka për vendin?!
Kurrë mos e prisni këtë.

Kjo është arsyeja që në Shqipëri, në politikë, ka vetëm luftë njerëzish dhe jo debat idesh për zhvillim kombëtar. Mos janë të sëmurë?
Jo, këta politikanë të lartë, në të dyja palët, janë në lojë mashtruese për të çorientuar opinionin publik në lidhje me të vërtetën: paaftësinë absolute të administratorëve dhe politikanëve të rangjeve të larta.
Injoranca në drejtimin e vendit, fshehet mbas një luftë verbale individuale të poleve të politikës, mes fyerjesh dhe shpifjesh që kurrë nuk janë gjykuar.

Pse nuk janë gjykuar asnjëherë “krimet” e denoncuara politikisht që mbushin për çdo ditë gazetat dhe lajmet televizive?

Nuk e keni parë, që, pasi opozitarët “luftarakë” vijnë në pushtet, s’e kanë denoncuar asnjëherë kundërshtarin e rrëzuar nga qeverisja?
Pse?
Sepse kanë ndërruar vetëm portat, dhe loja ka filluar nga e para. Kurse, pikërisht këtu e gjen vendin e vet të sigurt korrupsioni.
Loja me sharje dhe fyerje e me denoncime të kota, ka vetëm një qëllim: pushtet dhe para. Por paraja tani do të hyjë nën hetim nga reforma antikorrupsion.
E pra, prandaj, pikërisht ky do të jetë shpëtimi i shqiptarëve nga kjo lojë e ligë tridhjetëvjeçare. Sepse, ajo që shprehëm më lart, s’është veçse një pushtim sui generis i shoqërisë shqiptare nga një bandë keqbërësish.

Por, shqiptarët vetë, me forcat e veta, nuk mund të dilnin dot nga ky pushtim makabër tridhjetëvjeçar.
Ja pra, kjo ishte arsyeja pse, pasi e konstatuan rrjedhën e mësipërme, këtë ndërmarrje historike kaq të domosdoshme për shqiptarët, e morën përsipër aleatët e mëdhenj perëndimorë të Shqipërisë. Dhe, sigurisht që do ta kryejnë plotësisht. Ajo sapo ka filluar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here